Për më shumë se 20 vjet, komuniteti ynë global në rritje i anëtarëve dhe mbajtësve të çertifikatave ka ruajtur standardet më të larta profesionale dhe etike në industrinë e tyre. Duke ofruar rezultate më të mira për investitorët, ne së bashku kontribuojmë në vlerën për shoqërinë.
Kërkesat ndaj profesionit janë duke u zhvilluar vazhdimisht. Sot përballemi me tregje komplekse dhe sfiduese. Roli ynë në ofrimin e edukimit të përshtatshëm, nxitjen e ndryshimeve pozitive në industrinë e investimeve dhe avokimin për drejtësi dhe transparencë për investitorët në mbarë botën është më i rëndësishëm se kurrë.
Burimi kryesor për zhvillimin, certifikimin, lidhjen dhe mbështetjen e profesionistëve më të mirë financierë në Kosovë dhe rajon.
Të udhëheqim profesionin e investimeve në nivel global duke promovuar standardet më të larta të etikës, edukimit dhe ekselencës profesionale, për përfitimin maksimal të shoqërisë.
Ne kemi një pozicion ndikues në praktikat e investimeve përmes kërkimeve dhe lidershipit tonë mendimor. Me këtë përgjegjësi, ne do të vazhdojmë të avokojmë për politika që krijojnë vlerë të qëndrueshme, tregje efikase dhe institucione etike.
Ne jemi të përkushtuar të udhëzojmë profesionistët përmes shumë momenteve kyçe në karrierën e tyre. Me fokus në të mësuarit gjatë gjithë jetës, Instituti KAF është vendi ku industria e investimeve vjen për të përmirësuar dhe riforcuar aftësitë e saj.
Ne mbështesim anëtarët dhe mbajtësit e çertifikatave tanë në mbarë botën, si profesionalisht, ashtu edhe personalisht. Përmes programeve tona universitare, shoqatave dhe Qendrës së Politikave Kërkimore, ne po ndërtojmë një rrjet të larmishëm udhëheqësish të frymëzuar që fuqizojnë dhe amplifikojnë ndikimin e investimeve.